×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Voto Bablokun, voto 184 dhe 339 “Fletët e votimit” që po shpërndahen në Tiranë

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 19:27

    Dosjet e nxehta “339” dhe “184” duket se do të jenë simbolikat kryesore të protestës së sotme të opozitës.


    Para nisjes së tubimit, për të deligjimuar edhe procesin zgjedhor që pritet të mbahet me 30 qershor nga mazhoranca, të rinj të forumeve rinore të partive opozitare kanë nisur shpërndarjen e fletushkave për qytetarët ku shkruhet Voto 184, Voto 339.

    Shpërndarja e “fletëve të votimit” pak orë para protestës bëhet bashkë me ftesën që qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme kombëtare, pa dallime partiake.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!