×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vranë babë e bir në 2012, përfundon hetimi ndaj të akuzuarve

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 16:19

    SPAK përfundon hetimin për Ardian Çapjan dhe 5 persona të tjerë të akuzuar për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit, babë e bir, në Elbasan në vitin 2012.


    Prokurorët e SPAK i kanë komunikuar akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”, Ardian Çapjes, Ervis Bardhit, i penduar i drejtësisë, Olsi Lekut dhe Klajdi Dokollit.

    Pjesë e së njëjtës dosje është edhe Florenc Çapja, aktualisht i arrestuar në Dubai në zbatim të urdhër-kërkimit ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. /a2news/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!