×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vranë “të fortin” e Shkodrës, lihet në burg një prej të arrestuarve, avokati: Ishte thjesht drejtues mjeti

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 14:02

    Gjykata e Shkodrës lë në burg Hydajet Mehmedaj, autorin e dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit.


    Ai dyshohet se ekzekutoi 28 nëntorin e vitit të kaluar Ramazanin me breshëri kallashnikovi.

    Gjykatësja Irida Kaceri për arrest me burg edhe pse pala mbrojtëse ka kërkuar arrest shtëpie e cila është hedhur poshtë nga trupi gjykues. Avokati ka thënë se klienti i tij ka qenë thjesht drejtuesi i mjetit dhe jo autori i vrasjes.

    Hydajet Mehmedaj i shpallur në kërkim për vrasjen e Ridvan Ramazanin më 28 nëntor të vitit të kaluar në Shkodër, është arrestuar 2 ditë më parë. Hydajet Mehmedaj, 34 vjeç, u arrestua në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!