×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e taksistit 71-vjeçar në Shqipëri, dyshohet pas konfliktit me kushërinjtë

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 15:39

    Dy ditë pas vrasjes së taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, policia tha se ka një pistë ku po heton për zbardhjen e ngjarjes. Hetuesit dyshojnë se shkak për ekzekutimin kanë qenë konfliktet që ai ka pasur prej kohësh me kushërinjtë që jetojnë po në fshatin Fushë-Prezë. Nga ana tjetër familjarët kanë mohuar në polici që ai të ketë pasur konflikte.


    Policia dyshon se taksisti 71-vjeçar Abdulla Bullda mund të jetë vrarë tri ditë më parë për shkak të konflikteve që ka pasur vitet e fundit me kushërinjtë që jetojnë në Fushë Prezë.

    Familjarët e viktimës janë shprehur se ata vetë, por edhe viktima nuk kanë konflikte me njeri, megjithatë policia thotë se ka siguruar në rrugë operative të dhëna se familja Budlla ka pasur prej disa kohësh probleme me disa kushërinj të cilët jetojnë po në fshatin Fushë Prezë.

    Ndonëse pa e përcaktuar konfliktin, policia tha se në këtë drejtim janë fokusuar dhe hetimet për identifikimin e dy autorëve që kryen atentatin mafioz.

    Njëkohësisht me verifikimet për identifikimin e autorëve, kërkimet po vijojnë dhe për gjetjen e automjetit tip Audi ngjyrë blutë të errët me portobagazh, ku gjurmët e fundit të tij janë parë në drejtim të Fushë Krujës.

    Dyshimet janë që automjeti të jetë fshehur apo çmontuar pasi deri më tani nuk rezulton të jetë djegur nga autorët.

    Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të 7 plumbave të qëlluar ndaj taksistit informal Bullda, që mund të ndihmonin në identifikimin e autorëve, por burime nga policia bëjnë me dije se të dhënat e mbledhura në rrugë operative pritet të zbardhin ngjarjen e plotë.

    Grupi hetimor ka sekuestruar edhe telefonin e viktimës, ku nuk janë konstatuar të dhëna me përmbajtje kërcënuese. Abdulla Budlla, babai i 4 fëmijëve u vra pasditen e të hënës pranë kryqëzimit të Rinasit, aty ku qëndronte çdo ditë pasi ushtronte profesionin e taksistit ndonëse në mënyrë informale.

    Ndaj tij u qëlluan 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa autorët të cilët qëlluan nga një automjet në lëvizje mendohet të kenë modifikuar armën për të marrë me vete dhe gëzhojat e plumbave.

    https://www.youtube.com/watch?v=AQUiyvF1f-o

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!