Vrasja në Fier, flet nëna e autorit

Ka folur për mediat nëna e autori, Sabire Metaj lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fier.


Aju u shpreh se i biri me nusen duheshin dhe nuk e di si erdhi gjithë ky konflikt dhe më pas vrasja, ndër të tjera shprehet se e ndjen dhimbjen njësoj si familja e vajzës, pasi Sabrinën e kishte rritur vetë.

Reklamë

“E mora vesh, nuk jam në gjendje të mirë. Më ka bërë hatanë. Unë s’kam bërë 40 ditë të babait. Varrosa babanë, varrosa vëllain. Me ne rrinte, nuk kuptohej fare që do ta bënte. Policia erdhi dhe kontrolloi. Kishte nja dy muaj që kishte dalë nga burgu, mbaroi dënimin.
Sa qe në burg, nuk e kam takuar vajzën e vogël. Ata duheshin dhe duheshin me kokë, nuk e prisja të ndodhte kjo. Më vjen shumë keq sepse e rrita vetë, si për atë si për tim bir, se mua më ka ikur dhe im bir me të.
Kanë të drejtë dhe për hakmarrje. Përzihem me familjen e vajzës dhe unë.

Është njësoj dhimbja si ata, se e mora 13 vjeç vajzën. E ka shteti në dorë. Flisnin dhe në telefon. Pas daljes nga burgu ishin takuar, i nxori çupën ajo. E vini veten në vendin tim, dhe aty flisni. Çe dua jetën më unë. Unë nuk e kam takuar Sabrinën. Dhimbja është e njëjtë si për ata, si për mua. Më vjen shumë keq. Nga policia e morëm vesh, erdhën në shtëpi. I mori vetë çuni në telefon, i tha jam në filan vend, do vetëvritem. Mori të atin në telefon dhe tha do vetëvritem, nuk e dua më jetën. Armën se kush ia ka dhënë. Asnjë nuk mbajmë si fis, gjallë në botë armë në shtëpi. Të përgjigjet ai që ia ka dhënë. Di kaq, ai e donte të shoqen, e donte me kokë. Po ta dija do e merrja në telefon do i thosha fshihu, nuk do ndodhte kjo. Çdo prind e mbron fëmijën e vet, por puna është se më bëri hatanë. Ça të them, ja vete unë, më qas familja. Dhe unë të njëjtën gjë do bëja, të më vriste çupën, do qasja njerëzit e dhëndrit. Më vjen shumë keq, dhimbja është tek të dyja palët. E kisha si çupë, e rrita vetë, shkonim..sikur të këmbenim një fjalë. Se si erdhi kjo papritur, kush ia mbushi mendjen, e morën në qafë. Shkonin, edhe duheshin”, tha nëna e autorit.

Ndërkohë kujtojmë se Elton Metaj ka ekzekutuar mbrëmjen e djeshme ish-bashkëshorten e tij Sabrin duke e lënë të vdekur në vend. Autori është arrestuar nga policia.