×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja në Shkodër, shoku i ‘Nardit të bujtinave’ rrëfen se si ndodhi vrasja

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 20:20

    Policia e Shkodrës ka marrë dëshminë e shokut të Nard Polias që ishte në të njëjtën makinë me viktimën në momentin e vrasjes.


    Dëshmitari okular Xhovan Mirashi, i cili fatmirësisht shpëtoi nga ky atentat pa dëmtime, ka treguar përpara policisë se kishte dalë me viktimën nga servisi për të provuar fuoristradën. Pak minuta pas daljes nga servisi, Mirashi dëshmon se është afruar në drejtim të tyre një person i veshur me te zeza me motor dhe me kaskë në kokë, i cili fillimisht ka prerë rrugë duke detyruar Polian të ndalë mjetin.

    Më pas me qetësi i është afruar makinës së tyre dhe pasi ka nxjerre nga xhaketa armën ka qëlluar me breshëri në drejtim të 35 vjeçarit Nard Polia. Dëshmitari tregon se e kishte pyetur shokun e tij se kush ishte personi që u preu rrugën, por Polia i ishte përgjigjur se nuk e kishte idenë. Gjithashtu dëshmitari ka pohuar se vrasësi që kishte një motor T Max, nuk e kishte hequr kaskën nga koka dhe nuk beri asnjë komunikim me viktimën.

    Nga ana tjetër policia dyshon se ekzekutori mund të jetë një vrasës me pagese dhe se qitja e plumbave me breshëri ka qenë shumë e saktë, duke eleminuar vetëm objektivin pa prekur shokun e tij që kishte në krah.

    Sipas policisë ky fakt tregon se ekzekutori mund të jetë një person i përgatitur mirë me armët e zjarrit dhe se ka studiuar zonën, lëvizjet e shënjestrës së tij si dhe mënyrën se si do të humbte gjurmët duke djegur motorin rreth 2 km larg vendit ku kreu atentatin.

    Përveç këtyre të dhënave nga vendngjarja, policia dhe prokuroria e Shkodrës ende nuk kanë asnjë pistë mbi identitetin e autorit dhe as për motivet e këtij ekzekutimi të radhës në rrethin e Shkodrës. /a2cnn/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!