×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja në Tiranë, mësohet çfarë deklaruan në polici personat që ishin në tavolinë me 28- vjeçarin

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 23:56

    Policia ka marrë në pyetje personat që ndodheshin në tavolinë me Vilson Tafçiun (Noka), 28-vjeçarin që u vra sot me armë zjarri në zonën e Astirit në kryeqytet.


    Ata kanë deklaruar se një person i gjatë e ka thirrur viktimën dhe e ka qëlluar me armë jashtë lokalit.

    Noka ka marrë tre plumba në pjesën e gjoksit çka i kanë shkaktuar atij vdekjen.

    28-vjeçari i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit ishte me origjinë nga Dibra.

    Ai kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

    Ai ishte larguar nga Shqipëria në Mars të vitit 2018, ku dhe ishte arrestuar në për shpërndarje të lëndëve narkotike.

    28-vjeçari ishte dënuar me 1 vit burg, por kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj.

    Tafçiu ishte deportuar në Shqipëri nga Franca në nëntor të vitit të kaluar.

    Njoftimi i plote

    Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

    Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e auto

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!