×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrau gruan e tij për shkak të xhelozisë, dënohet shqiptari me 35 vite burgim

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 11:33

    Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burgim, ish gardistin, Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje.


    Rreth dy vite më parë ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit 36-vjeçaren.

    Siç njofton TCh, ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend.

    “Shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia. Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish gardistit, i cili nuk bëri rezistencë”, thuhet ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!