×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet një avokat i njohur në Elbasan

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 20:14

    Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është ekzekutuar avokati Ravik Gurra.

    50-vjeçari Gurra mësohet se ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, por edhe anëtarë të familjes Çapaj në Elbasan, emrat e të cilëve janë të njohur në skedat e policisë, si persona me rekorde kriminale.

    Shērbimet e Policisë së qyteti të Elbasanit kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

    Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!