×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet një person në Tiranë

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 9:30

    Ka ndërruar jetë në spital, personi që u qëllua me dy plumba në mes të Tiranës. Viktima është rreth 50 vjeç, por nuk dihet ende identiteti i tij.


    Ai fillimisht është gjetur i shtrirë në tortuar dhe i gjakosur në fytyrë, ndërsa më pas është transportuar në spital, por ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur atje.

    Raportohet se ai ishte duke ecur në këmbë, ndërsa atentatorët dyshohet se mund të kenë qenë me makinë. Ai ka marrë dy plumba në trup, ndërkohë që dyshohet se është qëlluar me silenciator.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!