×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet një shqiptar në Gjermani, ai u qëllua nga një veturë në lëvizje

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 20:34

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Wolfsburg të Gjermanisë.


    Sipas gazetës Bild, nga një makinë është qëlluar mbi dy persona, 30 dhe 31 vjeç.

    Gazeta shkruan se viktimat janë nga Shqipëria.

    Një zëdhënës i policisë tha se viktimat u gjetën në një pellg gjaku. Ai tha se të dy janë shqiptarë. Gjatë natës, 30-vjeçari ka ndërruar jetë, kurse 31-vjeçari është në gjendje të rëndë.

    Një dëshmitar tha për BILD se viktimat ishin në këmbë, kur u qëlluan nga një makinë në lëvizje.

    “Dëgjova gjashtë krisma,” tha ai.

    Hetuesit thonë se për momentin ngjarja është shumë e paqartë. “Po hetojmë në të gjitha drejtimet,” tha një hetues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!