×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tronditet Elbasani: Vritet politikani i njohur

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 14:43

    Një vrasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji të qytetit të Elbasanit.


    Burime bëjnë me dije se është vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani, personazh i njohur në Elbasan, i cili ka qenë dhe drejtues i LSI-së për Elbasanin.

    Ish anëtar i LSI ndërkohë së fundmi i ishte bashkuar Partisë Socialiste.

    Ai u akuzua si një nga nxitësit e dhunës që ndodhi ditën e verës në Elbasan, ku pati përplasje mes mbështetësve të forcave politike, pas takimeve në të njëjtin orar të Ramës dhe Bashës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!