×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbardhet vrasja në Shkodër, policia në kërkim të autorëve

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 19:44

    Policia e Shkodrës ka zbardhur në kohë rekord dhe ka shpallur në kërkim autorët e vrasjes së 46 vjeçarit Ridvan Hyseni, ngjarje e ndodhur në fshatin Mushan.


    Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

    Autorët e dyshuar më herët ishin konfliktuar me djalin e 46 vjeçarit Hyseni dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

    Autorët janë identifikuar nga policia, por për motive hetimore nuk bëhen me dije.

    Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tyre.

    Ridvan Hyseni u gjet i vrarë paraditën e së shtunës brenda makinës së tij, pranë një pike karburanti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!