×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbardhni vrasjet ose do shkarkoheni! Ardi Veliu paralajmëron vartësit në mbledhje

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 23:04

    Ngjarjet e fundit në vend, tronditëse për nga mënyra si ajo e shpërthimit të një makinë me tritol në zonën e populluar të Vasil Shantos, apo vrasja në mes të një lokali në Elbasan ka bërë që policia të ngrejë postblloqe në Tiranë, Elbasan dhe zona të tjera problematike për nga ngjarjes kriminale.


    Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka zhvilluar një takim me drejtues të policisë në Tiranë dhe Elbasan dhe thuhet se ka pasur ngritje tonesh dhe paralajmërime për largime.

    Drejtori Veliu ka kërkuar një angazhim maksimal të policisë dukë u lënë dhe detyra konkrete si dhe afate për të zbardhur ngjarjet kriminale. Sipas mediave televizive, Veliu ka qenë mjaft i ashpër me vartësit duke u thënë se qëndrimi i tyre në detyrë do të varet nga zbardhja ose jo e këtyre ngjarjeve që tronditën publikun.

    Ndërkohë mësohet se është bërë një koordinim i punës mes hetuesve të qarqeve dhe atyre të Drejtorisë së Përgjithshme. Drejtori i Policisë ka kërkuar angazhim më të madh në kontrollin e territorit si dhe më shumë punë më të madhe për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

    Me urdhër të tij është hartuar një plan masash për kontroll territori ku përmes postblloqeve, do të kontrollohen persona që janë në kërkim apo për të kapur ata që lëvizin me armë. Një porosi e forcuar është që të mbahen në vëzhgim personat që janë me të kaluar kriminale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!