×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohen detaje të reja: Nëna e Alvinit ishte martuar në Siri me një kosovar nga Ferizaj

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 23:19

    11-vjeçari shqiptar në Siri, Alvini, për të cilin babai i tij kërkon rikthimin e të birit, është operuar në këmbë në muajin Maj të këtij viti. Gjymtyrët e tij u dëmtuan nga shpërthimi i një predhe në kampin ku ai qëndronte në Siri me mamanë e tij shqiptare dhe njerkun.


    Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime për Siguri, në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka publikuar një fotografi të Alvinit fill pas operacionit. Fotografinë ai e ka marrë nga mjekja amerikane që e operoi.

    Bedri Elezi: Ky është djali i operuar. Këtë e kam marrë nga një mik i imi, vajza e të cilit është mjeke në kamp. Është një amerikan, vajza e tij e ka operaruar. Dhe kjo fotografi është ditën kur Alvini është kthyer nga operacioni, i ka akoma shenjat. Këtë fotografi nuk e ka pasur as vetë Afrimi.

    Blendi Fevziu: Mamaja ishte e vrarë në bombardim?

    Bedri Elezi: Nuk e dimë nëse mamaja ishte e vdekur, për shkak se në rastin kur ka ndodhur në veturën me Alvinin ishte babai i tij i dytë dhe ishin një vajzë dhe një çun i vogël, 6 muajsh dhe 2 vjeç.

    Blendi Fevziu: Motra dhe vëllai i tij të lindur me baba tjetër?

    Bedri Elezi: Po, edhe ai ishte një shqiptar.

    Blendi Fevziu: Edhe ai ishte shqiptar?

    Bedri Elezi: Po! Ishte një shqiptar nga Ferizaj. Pastaj aty ra një predhë dhe dyshohet se kanë humbur jetën edhe dy fëmijët dhe prindi. Por për nënën ka pasur plagë serioze dhe akoma nuk ka informacione të sakta nëse ajo ka vdekur apo i ka mbijetuar plagëve.

    Blendi Fevziu: Pra e ëma ishte martuar me një shqiptar nga Ferizaj dhe kishte lindur dy fëmijë të tjerë përveç dy vajzave që kishte në Itali dhe Alvinit që kishte me vete.

    Bedri Elezi: Ishte një djalë edhe një vajzë e mitur. Një predhë kishte rënë në makinën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!