×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohet një varrezë e periudhës së Bronzit në Himarë

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 18:24

    Një tjetër zbulim i madh për arkeologjinë shqiptare dhe më gjerë.


    Nga një germim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimise Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është zbuluar një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë (Shek. XV-XII p.Kr).

    Lajmin e ka bërë me dije në një postim në facebook, kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

    Sipas arkeologëve, zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet në bregdetin e Himarës, duke i’a shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare.

    Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!