×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohet shuma e parave të vjedhura nga avioni në Rinas

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 21:51

    Rreth 6.5 milionë euro të vjedhura. Kjo është shuma që grabitësit kanë marrë dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Shifra ka dalë nga burime zyrtare të tre bankave të deklaruara për emisionin “Opinion”.


    Dy ditë pas grabitjes policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Operacioni për gjetjen e tyre është zhvendosur mes Krujës dhe Fushë-Krujës, pasi policia ka dyshime se ata mund të fshihen në këtë zonë.

    Prokuroria thotë se ka rihapur dosjet e pezulluara për Admir Muratajn, i dyshuar edhe për 3 grabitje të tjera, por që çështja nuk u gjykua ndaj tij pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar, shkruan Panorama.

    Përveç grabitësve që shfaqen në kamera duke rrëmbyer disa milionë euro, Admir Murataj ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në sulmin e fundit të grabitjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!