×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zgjedhjet e 25 prillit, Basha mbledh sot Kryesinë e PD dhe Këshillin Kombëtar

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 9:37

    Partia Demokratike pasditen e sotme do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Këto mbledhje do të zhvillohen vetëm tri javë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku PD nuk arriti dot të fitonte, duke dalë forcë e dytë me 59 mandate.


    Mësohet se Kryesia e PD do të mblidhet në orën 17:99, ku në rend dite do të jenë “diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”.

    Më pas, në orën 19:00, PD do të zhvillojë takim me Këshillin Kombëtar me të njëjtin rend dite. Mbledhjet zhvillohen në selinë blu, ndërsa kjo do të jetë përballja e parë e Bashës me kritikët brenda PD, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!