×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zgjidhja e Tiranës për tregjet pushton faqet e para të New York Times dhe Washington Post

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 18:36

    Disa nga gazetat më të mëdha dhe agjencitë më të njohura ndërkombëtare të lajmeve i kanë bërë jehonë zgjidhjes që Tirana i ka dhënë tregjeve publike për të parandaluar përhapjen e COVID-19.


    New York Times dhe Washington Post kanë hapur gazetat e tyre me foton nga Tirana ku tregohet zgjidhja për tregjet.

    Bëhet fjalë për një foto të fiksuar nga fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, në Kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

    Në qendër të fotos, është kapur momenti kur blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg. Kjo zgjidhje për tregjet publike ka zënë një hapësirë të veçantë edhe për agjencinë Reuters, apo The Guardian e NBC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!