×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zhdukja e zhytësit në Durrës, miku i 32-vjeçarit: Kostumin s’e kishte të mirë, ndoshta pësoi infarkt

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 13:25

    Miqtë dhe familjarët e Silvi Prifit mbesin me shpresën që ai mund të jetë gjallë, ndërsa ai nuk është gjendur ende nga grupet e kërkimit. 32-vjeçari ishte zhytur në det mesditën e së shtunës për të peshkuar për oktabotë dhe që prej atëherë nuk u pa më.


    Miku i tij i ngushtë, duke folur për ABC, tha se strukturat e policisë nuk kanë marrë masat e duhura.

    “Uroj të mos ketë humbur jetën, pasi mendohet që të jetë zhdukur në det. Në shpresojmë akoma që të jetë në gjendje sa më të mirë. Strukturat e policisë së shtetit i kemi njoftuar rreth orës 16.00, për mundësinë e humbjes në det të një zhytësi. Deri më tani nuk janë marrë, besoj masat e duhura.”

    Landi tregon, se duke qenë zhytës, kërkimi duhet bërë me zhytje dhe jo në sipërfaqe, kjo pasi sipas tij, ai duke qenë me pajisje mund të ketë ngecur diku nën ujë.

    Ai gjithashtu tregoi se bashkë me një zhytës tjetër i la në ujë dhe doli në breg, por Silvi nuk u bë më i gjallë.

    “E pritëm deri në tre, ka minimumi 15 vite eksperiencë në det. Nuk mendonim se mund të ketë ndonjë komlikacion ose noti. Nuk dua të bëj ekspertin. Mund të jetë infarkt nga i ftohti, e dyta, ai ka pasur kostum jo super të përshtatshëm për zhytje dimërore. Shumë të përdorur. Mund të ketë ndikuar në ftohjen e trupit. Ose ndonjë kapje, te rrobat, te rrypi i peshave.”

    Edhe një herë, ai u bëri thirrje autoriteteve që të bëjnë zhytje në vendin ku humbi gjurmët Silvi dhe pastaj të ndjekin rrymat ujore, se ku mund të jetë spostuar trupi. s.b/abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!