×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zhvillimet brenda Partisë Demokratike: Basha mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve dhe krerët e degëve

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 8:01

    Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve, si dhe kryetarët e degëve të PD.


    Mbledhja pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa vjen dy ditë pas vendimit të Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

    Ditën e djeshme Berisha shkoi në Kuvend, por u shoqërua nga deputetët e PS-së, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Nokës, megjithatë në sallë u ul larg demokratëve të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!