×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zjarret në Gjirokastër, nënkryetari i bashkisë bën fajtor bujqit

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 16:47

    20 hektarë tokë janë shkrumbuar si pasojë e zjarreve që ranë në fshatrat Palokastër dhe Qesarat të Gjirokastër.


    Sipërfaqet e djegura janë kryesisht shkurre.

    Sipas bashkisë së Gjirokastër nga zjarri u rrezikuan disa banesa dhe shkolla e fshatit Palokastër.

    Nënkryetari Ylli Muho akuzoi blegtorët se i kanë vënë zjarret qëllimisht.

    “Unë sot akuzoj edhe një pjesë të mirë të qytetarëve, të pandërgjegjshëm, kryesisht blegtorë të cilët nën efektin e bërjes mirë të kullotës për ta pasur në stinën e dimrit, i nxjerrin sytë këtij shteti dhe qytetarëve duke bërë veprime të tilla dukë bërë veprime të tilla e duke vënë zjarre”, ka thënë ai.

    Për blegtorët ka edhe një paralajmërim.

    “Nëse do të hasen vatra zjarri në territorin e një kontrate kullote, atëherë ajo do të prishet”, është shprehur ndër të tjera ai.

    Janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për zjarret. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!