Reporteri.net në rrjetet sociale

Sport

Si nisi ideja për ndërtimin e stadiumit, me mbështetje nga Hungaria?

Publikuar

më:

Ideja për ndërtimin e një Stadiumit Kombëtar të futbollit, me mbështetje nga Hungaria kishte qenë iniciativë e kryeparlamentarit Kadri Veseli, qysh para një viti. Në një vizitë që kishte realizuar në këtë shtet, para një viti Veseli kishte parë një mundësi që me përkrahjen e Hungarisë për ndërtimin e këtij stadiumi, shkruan ORAinfo.

Me 4 nëntor 2016, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte vizituar stadiumin “Groupama Arena” në Budapest, një model i të cilit në fakt edhe pritet të ndërtohet në mes të Kosovës, mes Fushë Kosovës dhe Drenasit.

Ideja e financimit të stadiumit ishte përmes një kredie pa interes që shteti hungarez do ta jepte për ndërtimin e një stadiumi të njëjtë, që ka rreth 25 mijë ulëse.

“Stadiumi i përfaqësueses së Kosovës do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt, sapo ta përmbyllim marrëveshjen me shtetin hungarez. Prandaj, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ky projekt të nisë së realizuari shumë shpejt”, kishte thënë në atë kohë Veseli.

Pas një viti, pra në nëntor 2017 Veseli kishte vizituar edhe një herë Hungarinë dhe sërish kishte diskutuar për stadiumin. Nga atje ai dha idenë që stadiumi të ndërtohet në mes të Kosovës. “Hungaria është mbështetëse e madhe e Kosovës dhe është e gatshme që vendin tonë ta përkrahë financiarisht në disa projekte, siç është ndërtimi i stadiumeve olimpike në Prizren dhe në Drenas, si dhe modernizimi i stadiumeve në Mitrovicë dhe në Prishtinë”, ka shkruar Veseli, në FB.

Dhe pa kaluar më pak së dy muaj, vendimi është marrë që ky stadium të nisë së ndërtuari dhe pritjet janë që kjo të ndodhë me mbështetjen e Hungarisë. Arsyeja pse është vendosë stadiumi në mesin e Kosovës, ka të bëjë me qasjen me të lehtë drejt tij, që nga aeroporti, terreni më i përshtatshëm dhe mundësia për një kosto me të ulët të investimeve për shkak të shpronsimeve më të lira, terrenit më të rrafshët.

Gjithsesi, një lokacion i tillë ka ngjallë polemika, pasi shumë njerëz e përkrahin idenë se stadiumi duhej të dërgohej në Bernicë, ku ishte propozuar më herët, por që nuk kishte pasur asnjë nismë konkrete. /ORAinfo/

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]