×
  • Sport
  • Sport

    11-shja më e mirë në histori të Premier Ligës me lojtarët që shkëlqyen vetëm gjatë një sezoni

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 12:40

    Në histori të Premier Ligës ka shumë lojtarë që kanë shkëlqyer vetëm gjatë një sezoni, në mesin e tyre është edhe Adnan Januzaj


    Kampionati anglez padyshim është njëri nga më tërheqësit si për vetë futbollistët, por edhe për adhuruesit e lojës më të popullarizuar në botë, shkruan Reporteri.net

    Ëndrra e çdo futbollisti është që të arrijë në nivelin për të luajtur në Premier Ligë.

    Në këtë kampionat ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj dhe vazhdon të ketë, por jo gjithkush mund të shkëlqejë për shumë sezone me radhë.

    Ka lojtarë të tillë që kanë shkëlqyer vetëm një sezon dhe më pas nuk kanë parë ‘dritë me sy’.

    Image result for adnan januzaj man united
    Në këtë mes bën pjesë edhe Adnan Januzaj, i cili për një periudhë të shkurtër shkëlqeu me Man Unitedin e udhëhequr nga David Moyes.

    “Givemesport” ka bërë formacionin me futbollistët që kanë shkëlqyer vetëm gjatë një sezoni në Premier Ligë. Ky formacion është 3-5-2 i stilit të Antonio Contes, ndërsa përbehet nga këta futbollistë.

    Tomasz Kuszczak, Sebastien Bassong, David Wheater, Titus Bramble, Adnan Januzaj, Jack Rodëell, Michu, Andrey Arshavin, Robinho, Roque Santa Cruz, Michael Bridges. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!