×
  • Sport
  • Sport

    2.5 milionë euro nga ekipi kombëtar i Gjermanisë për luftimin e koronavirusit

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 22:50

    Ekipi kombëtar i Gjermanisë e ka nisur një fushatë për grumbullimin e të hollave për luftimin e pandemisë koronavirus, duke i dhuruar 2.5 milionë euro për kauza shoqërore.


    Gjermania është në mesin e ekipeve favorite për ta fituar Kampionatin Evropian, i cili është shtyrë për vitin 2021 pikërisht si pasojë e shpërthimit të kësaj sëmundjeje ngjitëse, transmeton Gazeta Express.

    Kombëtarja gjermane tani iu ka bërë thirrje tifozëve ta japin kontributin e vet në këtë fond: wirhelfen.eu.

    Duke folur në Instagram, kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer tha: “Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin në kohëra të tilla”.

    Një numër i bashkëlojtarëve të Neuer kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për grumbullimin e të hollave në iniciativën e tyre.

    Mbi 217 mijë persona janë infektuar me koronavirus në gjithë botën deri më tani, ndërsa 8.919 kanë vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!