
Jurgen Klopp, Hansi Flick dhe Julian Naglesman janë në garë për ta fituar çmimin e trajnerit më të mirë nga UEFA për sezonin 2019/20
Të 3 janë gjermanë dhe korrën suksese me skuadrat e tyre në sezonin që lamë pas, shkruan Reporteri.net
Hansi Flick fitoi gjithçka me Bayernin, Jurgen Klopp ia solli Premier Ligën Liverpoolit pas një kohe të gjatë, derisa Julian Nagelsman e dërgoi Leipzigun deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Fituesi i këtij çmimi do të bëhet i ditur më 1 tetor, në ditën kur do të hedhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve. /Reporteri.net/
🔴 OFFICIEL ! Les trois nommés pour le titre d’Entraîneur UEFA de la saison 2019/2020 :
🇩🇪 Jürgen Klopp (Liverpool)
🇩🇪 Hansi Flick (Bayern)
🇩🇪 Julian Nagelsmann (Leipzig)📸 @UEFAcom_fr pic.twitter.com/0Cta4zUbmE
— Actu Foot (@ActuFoot_) September 23, 2020