×
  • Sport
  • Sport

    38 vjeçari që vdiq sot nga Koronavirusi ishte sportist i dalluar

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 19:15

    Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Arbër Grabovci, ka ngushëlluar me rastin e ndarjes nga jeta, si pasojë e infektimit nga Covid 19, të 38 vjeçarit Flamur Shasha.


    Grabovci tha se Shasha ishte sportist kulminant dhe entuziazt.Në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Grabovci i shprehu ngushëllime familjes Shash, miqve dhe sportit kosovar.

    Postimi i plotë:

    “Me pikëllim mësova lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-Karateistit entuziast, sportistit kulminant, bashkëqyetarit tim, tashmë të ndjerit Flamur Shasha.Sporti kosovar, sot humbi një prej pionierëve të devotshëm e në moshë të re, ndërsa shoqëria jonë humbi edhe një betejë përballë Covidit 19!

    Ngushëllime familjes Shasha, miqve dhe sportit kosovar!Pushofshë në parajsë, Flamur!”-shkruan Arbër Grabovci-Zv/Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!