×
  • Sport
  • Sport

    A do ta ketë nafakën ky futbollist shqiptar që të luajë me Zlatan Ibrahimoviçin?

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 17:01

    Zlatan Ibrahimoviç është në përfundim të kontratës me klubin e tij aktual LA Galaxy dhe synon një transferim në Itali.


    Për sulmuesin 38-vjeçar janë të interesuara shumë klube në Itali, si; Interi, Milani, Napoli e Bologna, shkruan Reporteri.net

    Siç raporton Gazzetta dello Sport, Ibrahimoviç është në kontakt me klubin ku luan shqiptari Blerim Xhemajli.

    “Në dhjetor do t’i tregoj të gjitha” ka thënë ylli suedez.

    Ndryshe, Ibra pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në Itali, atje ku ka djersitur fanellën e klubeve gjigante si Milan, Juventus e Inter./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!