×
  • Sport
  • Sport

    A e konfirmon kjo video largimin e Neymar nga PSG?

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 20:42

    Largimi i brazilianit Neymar nga Paris Saint-Germain duket më afërt se kurrë.


    Një gjë të tillë e ka pohuar me gjysmë zëri vetë klubi francez, që ka hequr nga dyqani zyrtar i saj fanellën me numër 10 të Neymar.

    Zbulimin e ka bërë gazetari i UOL Esporte, Joao Henrique Marques, që ka publikuar një video nga dyqani zyrtar i PSG-së, ku nuk kishte asnjë gjurmë të Neymar.

    Në këtë sektor, vendin qendror e ka marrë sulmuesi tjetër, Kylian Mbappe.

    Tjetër tablo në sektorin e atleteve, ku Neymar ka shitur më shumë komplete.

    Braziliani nuk po kalon një moment të mirë në kryeqytetin francez, teksa një gjë të tillë e konfirmojnë thirrjet dhe këngët e tifozëve të PSG-së në ndeshjen e së dielës kundër Nimes.

    Interes për Neymar ka nga Reali i Madridit, që duket se ka arritur akordin me 27-vjeçarin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!