×
  • Sport
  • Sport

    A është ky ‘Mësiti’ që po mundohet ta ‘martojë’ Neymarin me Real Madridin?

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 22:13

    Neymar është padyshim njëri nga futbollistët më të dëshiruar për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.


    Braziliani është dëshirë e kahmotshme e bosit të Real Madridit, edhe më përpara se Neymar të kalonte tek Barcelona, por atë sezon ‘Los Blancos’ kishin zgjedhur ta transferojnë Gareth Balen, shkruan Reporteri.net

    Së fundmi është spekuluar se sheiku arab i klubit parisien e ka vendosur të treg brazilianin për gjoja se Neymar po bënte sjellje fëmijrore.

    E ‘msiti’ kryesor për një transferim të Neymar në Bernabeu po shihet bashkëkombasi i tij, Casemiro, futbollist ky që komunikon shpesh me yllin parisien.

    Casemiro ka luajtur një rol të madh në suksesin e klubit, duke parë që Madridi po vuante në stabilitetin e ndeshjeve, Zidane riktheu brazilianin nga Porto dhe u bë shtyllë kryesore e mesfushës.

    Duke parë raportet e mira që kane Zidane dhe Casemiro, si duket francezi e ka angazhuar personalisht brazilianin që të negociojë me superyllin Neymar.

    Një transferim i mundshëm i tij në Bernabeu do t’i kushtonte klubit 150 milionë euro, që për Parisin do të nënkuptonte rreth 70 milionë euro humbje, kjo për shkak se braziliani është lënduar shpesh dhe për skandalet që po e përcjellin së fundmi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!