×
  • Sport
  • Sport

    A u arrestua Platini? Zëdhënësi i policisë tregon se çfarë ka ndodhur

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 14:16

    Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, nuk është arrestuar nga policia franceze sot në mëngjes, mirëpo vetëm është marrë në stacionin policor për t’ia bërë disa pyetje për vendimin që t’i jepet Katarit e drejta e organizimit të Kampionatit Botëror 2022.


    Të martën në mëngjes u raportua se Michel Platini është arrestuar nga policia franceze si pjesë e hetimeve për korrupsion në vendimin që Katarit t’i jepet organizimit i Botërorit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, një zëdhënës nga autoritetet franceze ka bërë të ditur për CNN se Platini është sjellë në stacionin policor vetëm për t’u marrë në pyetje, dhe ai nuk arrestuar pasi që nuk është i akuzuar për ndonjë krim.

    63-vjeçari ishte president i UEFA-s mes viteve 2007 dhe 2015 para se ai ishte pezulluar nga të gjitha aktivitetet lidhur me futboll nga Komiteti Etik i FIFA-s.

    Vendimi për t’ia dhënë Katarit të drejtën e organizimit të Botërorit 2022 ka qenë i përcjellë nga polemika të shumta për shkak të rekordit negativ të këtij vendi lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut, qëndrimit ndaj komunitetit LGBT+ dhe integritetit të Katarit.

    Francezi e ka pranuar më herët se ai e kishte mbajtur një takim sekret me zyrtarin famëkeq Mohamed bin Hammam, pak para se të vendoste t’ia jepte Katarit organizimin e Kupës së Botës.

    Ai gjithashtu zbuloi vitin e kaluar se ai i kishte bërë disa manipulime të vogla për t’u siguruar që Franca të mos takohej me Brazilin deri në finale të Kupës së Botës të vitit 1998.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!