×
  • Sport
  • Sport

    Agim Ademi dërgohet në mbajtje për 48 orë, dyshohet për dy vepra penale

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 14:22

    Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. Lidhet me institucionin që ai drejton.

    Prokuroria tutje ka thënë se është në koordinim me Policinë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje.

    Policia të martën i kishte lënë ftesë kreut të FFK-së që sot [e mërkurë] të paraqitej në stacion policor për intervistim. Pas intervistimit, ai është ndaluar për 48 orë.

    Dje u intervistua edhe një zyrtar tjetër i FFK-së.

    Ditë më parë Ademi është shpallur i pafajshëm për një aktakuzë të ngritur ndaj tij në vitin 2012, për të cilën fillimisht ishte dënuar në dy shkallë të gjyqësorit me 9 muaj burgim efektiv, por që pastaj Supremja e kishte quar në rigjykim rastin e tij dhe në fund u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Pikërisht tash e një vit më parë Ademi ishte arrestuar edhe njëherë nga Policia nën dyshimin për kryerje të sulmit fizik ndaj një punëtori të FFK-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!