×
  • Sport
  • Sport

    Agim Ademi pretendon se është i sëmurë, dërgohet i prangosur në spital

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 15:47

    Pas disa orë intervistimi, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dërgur në mbajtje për 48 orë.

    Por, pasi ishte intervistuar, Kreu i FFK-së kishte pretenduar se ka probleme shëndetësore, ku më pas është dërguar me autoambulancë në QKUK, gjithmonë nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.

    Lajmin për intervistimin e Ademit e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, Bajram Krasniqi zyrtar për informim në Komunën e Prishtinës, i cili tha se kreut të FFK-së i është dërguar ftesa për intervistim dje (e martë).

    “Policia e Kosovës me datë 21.03.2023, i kishte lënë ftesë zyrtare kreut të FFK-së, që sot (22.03.2023) të paraqitet në stacion policor për intervistim. Bazuar në ftesën zyrtare, i njëjti është paraqitur në stacion policor dhe është duke u intervistuar, tha Krasniqi.

    Poashtu, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media.

    “Ju njoftojmë se sot në orën 16:30 në hotel “Emerald” mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!