×
  • Sport
  • Sport

    Agim Ademit i caktohet arrest shtëpiak prej 30 ditësh

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 16:28

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë arrest shtëpiak kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Adem Ademit, i dyshuar për “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.

    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj Ademit nën dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e FFK-së.

    Në raportin 24 orësh të Policisë, të enjten, thuhet se Ademi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”, duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së.

    Pasi ishte intervistuar gjatë ditës së djeshme dhe i ishte caktuar masa e ndalimit, Kreu i FFK-së kishte pretenduar se ka probleme shëndetësore, ku më pas është dërguar me autoambulancë në QKUK.

    Ditë më parë Ademi është shpallur i pafajshëm për një aktakuzë të ngritur ndaj tij në vitin 2012, për të cilën fillimisht ishte dënuar në dy shkallë të gjyqësorit me 9 muaj burgim efektiv, por që pastaj Supremja e kishte quar në rigjykim rastin e tij dhe në fund u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Pikërisht tash e një vit më parë Ademi ishte arrestuar edhe njëherë nga Policia nën dyshimin për kryerje të sulmit fizik ndaj një punëtori të FFK-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!