×
  • Sport
  • Sport

    Akili nuk ka pikë të dobët, e nis me fitore bindëse në Lojërat Evropiane

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 11:09

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, e ka nisur për mrekulli rrugëtimin e tij në Lojërat Evropiane të Minsk 2019.


    Gjakova, i cili në këtë kompeticion garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, e ka nisur me fitore, për të vazhduar ëndrrën për medaljen e artë.

    Gjakova raundin e parë të këtyre garave e kaloi pa kundërshtar, për të pritur në raundin e dytë bjellorusin Vadzim Shoka.

    Shoka, edhe pse para tifozëve të tij, në vendin e vet, u mposht nga luani kosovar, Akil Gjakova, me IPPON.

    Gjakova në raundin tjetër do të luftojë me fituesin e dyshes Georgios Azoidis – Martin Hojak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!