×
  • Sport
  • Sport

    Albin Tahiri fiton normën olimpike Pekin 2022, në disiplinën e sllallomit të madh

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 12:03

    Albin Tahiri ka kompletuar rezultatet e nevojshme për normën olimpike për lojërat olimpike dimërore “Pekini 2022”, disiplina e sllallomit të madh në skijimin alpin.


    Skitari ynë doli i 23-i në garën e sotme të mbajtur në Maribor të Sllovenisë. Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 2:16.76 minuta, për të fituar 82.24 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS). Në garë morën pjesë 50 garues, ku 10 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet.

    “Jam shumë i lumtur me garën e sotme. Kam përmirësuar rezultatin e sotëm për dallim nga dje (i 29-ti) dhe kam marrë 82.24 pikë të FIS-it, që është rezultati dukshëm më i mirë për Kosovën në dy sezonet e fundit në ndonjë disiplinë”, thotë Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

    “Tani e kam çuar në pesë numrin e rezultateve të nevojshme për normën olimpike, të cilën tani e kam të arritur në sllallom të madh, për çka jam shumë i lumtur”, shtoi 32-vjeçari.

    Albini do ta kërkojë normën olimpike edhe në sllallom dge disiplinat e shpejta si: Supersllallom të madh, kombinim alpin dhe lëshim.

    Më herët, normën olimpike, por në disiplinën e sllallomit e ka arritur Arbi Pupovci.

    Lojërat Olimpike Dimërore mbahen në Pekin të Kinës prej 4 -20 shkurt të vitit të ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!