×
  • Sport
  • Sport

    Amir Rrahmani arrin në Itali, pritet zyrtarizimi te klubi i njohur

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 22:33

    Mbrojtësi i Dinamo Zagreb dhe Kosovës, Amir Rrahmani ka arritur në Itali për ta kompletuar transferin e tij në Hellas Verona për 2 milionë euro, pavarësisht garës se ashpër që patën me Standard Liege.


    25 vjeçari ka ateruar në Milan këtë mbrëmje bashkë me agjentin e tij Nussi Jashari, shkruan Sky Sport Italia, i cili ka publikuar edhe fotografi të Rrahmanit në aeroport.

    Sipas njohësit më të mirë të transferëve në Itali, Gianluca di Marzio, ky transfer ka kushtuar rreth 2.1 milionë euro dhe Rrahmani do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare, transmeton Express.

    Kosovari ka pasur 26 paraqitje për Dinamo Zagrebin sezonin e fundit, ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!