×
  • Sport
  • Sport

    Anglezët s’e harrojnë mikpritjen e Kosovës – Federata publikon një video falenderuese

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 21:56

    Federata e Futbollit e Anglisë ka vazhduar me falënderime ndaj Kosovës, për ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.


    Tashmë në faqen zyrtare të Federatës angleze është publikuar një video në të cilën shihen momentet të mira të këtij takimi.

    “Një pritje e mrekullueshme, faleminderit, Kosovë”, shkruajnë anglezët në faqen e tyre zyrtare.

    Dardanët dhe tifozët tjerë kosovar kanë pritur jashtëzakonisht mirë ekspeditën angleze në Kosovë, duke nisur nga tifozët poashtu edhe lojtarët dhe stafin e Kombëtares angleze.

    Kurse, Anglia ma ‘dhuroi’ katër gola në fushë pasi fitoi ndeshjen me rezultatin e pastër 4:0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!