×
  • Sport
  • Sport

    Angli-SHBA, publikohen formacionet zyrtare

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 19:28

    Anglia e nisi shkëlqyeshëm Kupën e Botës, duke mposhtur Iranin 6-2. Ishte rezultati më i mire i arritur nga “Tre Luanët” në ndeshjen e parë në një Kupë Bote, dhe fitorja e dytë më e thellë të gjitha kohërave në Botëror. Në këtë raund të dytë të ndeshjeve në grupe, Anglia përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që barazoi 1-1 me Uellsin.

    Takimi tjetër i vetëm i këtyre të përfaqësueseve në Kupën e Botës është luajtur në vitin 1950, me një sukses 1-0 për SHBA-në në atë kohë, duke mbetur hera e fundit që amerikanët e kanë mbajtën rrjetën të paprekur në Botëror.

    Kjo fitore e vitit 1950 konsiderohet si një nga rezultatet më të papritura në historinë e Kupës së Botës, diçka që amerikanët do të përpiqen ta përsërisin në Katar për të mbajtur gjallë shanset për të kaluar grupin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!