×
  • Sport
  • Sport

    Angli: Tifozët nuk ia falin “tradhtinë”, shishe kokës lojtarit në momentin e golit

    Reporteri
    22 Janar 2022 | 17:35

    Aston Villa drejtuar nga Steven Gerrard vazhdon të fluturojë në Premier League. Skuadra e ish-kapitenit të Liverpool fitoi 1-0 ndaj Everton.

    Goli erdhi falë asistimit të fitores që u dha nga ish-lojtari i Everton, Lucas Digne. Goli u festua nga lojtarët dhe teksa i gjithë grupi u përqafua për golin, mbi ta u hodh një shishe ku objektivi ishte Digne.

    “Ajo që ndodhi dhe disa gjëra që janë thënë për mua në muajin e fundit më kanë trishtuar shumë – shkruante Digne në një postim në Instagram në momentin e transferimit – Por nuk do të hyj në luftë fjalësh me askënd”. Me sa duket, megjithatë, tifozët e Everton nuk e morën mirë vendimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!