×
  • Sport
  • Sport

    Anthony Joshua ia thotë veç 1 fjalë Tyson Furyt pas triumfit ndaj Wilderit

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 18:11

    Tyson Fury e mposhti Deontay Wilderin dhe tani është kampion i ri i peshave të rënda në divizionin WBC


    ‘Gipsy King’ ishte shumë më i mirë se Wilder, të cilin e rrëzoi dy herë në raundin e tretë dhe të pestë, para se gjyqtari ta ndalte meçin në raundin e shtatë dhe t’ia jepte fitoren me nokaut teknik britanikut, shkruan Reporteri.net

    Anthony Joshua tani ka reaguar në Instagram pas fitores së bashkëkombasit të tij, ku ia ka thënë vetëm një fjalë: “Gladiator”.

    Pas meçit të sotëm, Fury mbetet boksieri i vetëm i pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda, pasi Joshua më parë ishte mposhtur nga Ruiz, derisa Wilder sot u njoftua me humbje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!