×
  • Sport
  • Sport

    Arb Manaj me dedikim special për golin e shënuar kundër Flamurtarit

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 17:22

    Flamurtari e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 4-3 në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Kosovës


    Sulmuesi i Trepçës ’89, Arb Manaj e ka nisur mirë edhe edicionin pranveror, ku ka shënuar gol sot për skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Flamurtarit, shkruan Reporteri.net

    Manaj, që këtë edicion ka 8 gola të shënuar dhe është në garë për Këpucën e Artë, golin e sotëm ia dedikoi portierit, Arben Beqirit, i cili është duke vuajtur nga një lloj kanceri në lukth.

    Manaj që së fundi u paraqit edhe me fanellën e Kosovës pasi shënoi golin shkoi në tribuna për t’i dhënë një përaqfim të ngrohtë, Arben Beqirit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!