×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Hoxha largohet nga Ballkani, transferohet në Kroaci

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 10:38

    Një ndër futbollistët më cilësor që aktivohet në futbollin e Kosovës, Arbër Hoxha, do të ndërrojë mjedis këtë verë.


    Mesfushori ofanziv i Ballkanit do ta vazhdojë karrierën në Kroaci te skuadra elitare, Lokomotiva Zagreb.

    Hoxha ka konfirmuar që shumë shpejt do t’i bashkohet Lokomotivës, skuadër e cila njihet si “çerdhe” e talenteve në Kroaci.

    “Është e vërtetë se kam arritur një marrëveshje me klubin e Lokomotivës së Zagrebit. Marrëveshja është arritur, por kanë mbetur edhe pak detaje deri në kompletim”, ka deklaruar Hoxha në ATV

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!