×
  • Sport
  • Sport

    Arbi Pupovci, afër fitimit të normës olimpike “Beijing 2022” në disiplinën e sllallomit

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 18:58

    Arbi Pupovci është shumë afër të fitojë normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore (LOD) Beijing 2022 (Pekin 2022).


    Skitarit tonë i ka mbetur të fitojë pikë olimpike edhe në njërën nga garat e ardhshme të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Skitarisë (FIS) për të siguruar normën, njofton KOK.

    Arbi sot garoi në Borovets të Bullgarisë, ku doli i teti nga 23 garues, tetë prej të cilëve nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet.

    Pupovci pati kohën prej 1 minutë, 50 sekonda e 01 të qindtat pas dy lëshimeve. Ai fitoi 153.13 pikë të FIS-it. Ky ishte rezultati i katërt nga pesë të tilla që duhen për të arritur normën olimpike.

    Përzgjedhësi i Kosovës në skitari, Agim Pupovci, u shpreh i lumtur me paraqitjen e sotme të Arbit, por që theksoi se ka mundur të ketë rezultat edhe më të mirë.

    Sot garuan edhe Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu (konkurrenca e femratve), të cilët ishin të pafat, duke u diskualifikuar në lëshimin e dytë.

    Ekipi ynë nesër dhe pasnesër garon në Pamporovos së Bullgarisë. Iu urojmë fat dhe suksese.

    Normën olimpike po e kërkojnë edhe Albin Tahiri e Fiona Rusta Blaka, të cilët sikurse Arbi janë bursistë të KOK-ut për LOD Pekin 2022. LOD 2022 mbahen prej 4-20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!