×
  • Sport
  • Sport

    “Puçi” ndaj Agim Ademit, zëvendëssekretari i FFK-së kapet mat me Adem Grabovcin

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 21:39

    Zëvendës sekretari i FFK-së, Arijanit Ahmeti, po kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt e jo në vitin 2022 siç pretendon kryetari aktual Agim Ademi.


    Për këtë punë, Arijanit Ahmeti kishte thënë se Adem Grabovcin e ka bashkëfshatar dhe se nuk është duke u përkrahur nga politika.

    “Adem Grabovcin e kam nga fshati im. Nuk jam me asnjë parti. Njëherë thoshin se jam i LDK-së, pastaj i AAK-së, ndërsa tash i PDK-së. Vetëm me Listën “Srpska” nuk më kanë bërë akoma. S’kam të bëjë me politikë”, tha ai për Express.

    Në anën tjetër gazeta ka kontaktuar Adem Grabovcin i cili tha se nuk e njeh Arijanit Ahmetin.

    “Nuk kam lidhje me sport. Mund të flas për skijim apo not, por as idenë nuk e kam se çka po ndodh në FFK. Nuk e di as kush është, as kush po donë me u bë, as kur ka zgjedhje dhe asgjë”, tha Grabovci i cili u pyet nga Express se a e njeh Arianit Ahmetin.

    Gazeta Metro e ka publiku një foto ku hiq më larg se sot, sipas Metros Ahmeti ka qenë në një restorant që është përballë FFK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!