×
  • Sport
  • Sport

    Arlind Ajeti nënshkruan me skuadrën daneze

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 22:05

    Arlind Ajeti pas një periudhe pa klub, ai ka nënshkruar me klubin danez Vejle Boldklub.


    Vejle këtë sezon luan në kategorinë e dytë daneze, ku synon ta përfundojë kampionatin në vendin e parë, pozitë të cilën e mban aktualisht dhe dërgon në elitë.

    Trajneri Jacob Kruger ka folur rreth transferimit, duke treguar se beson në aftësitë e shqiptarit.

    “CV e Arlindit flet vetë, por ai është gjithashtu një lojtar që nuk ka luajtur aq shumë futboll në gjysmën e fundit të vitit 2019”.

    “Ne besojmë se ne në Vejle Boldklub mund ta ndërtojmë atë fizikisht në mjedisin tonë elitar dhe që Arlind përmes trajnimi do të jetë i gatshëm për skuadrën gjatë pranverës”.

    “Është e qartë se 19 ndeshje ndërkombëtare për Shqipërinë dhe 41 ndeshje në Serie A janë një shprehje e qartë e cilësive të tij në futboll”, ka thënë ai.

    Te Vejle po ashtu luan futbollisti tjetër shqiptar, Ylber Ramadani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!