×
  • Sport
  • Sport

    Lajm fantastik: Në mes të Beogradit ngritet flamuri kuq e zi, atleti shqiptar fiton medaljen e artë

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 10:03

    Izmir Smajlaj shkëlqen sërish në arenën ndërkombëtare në atletikë.


    Pas suksesit të arritur në Mitingun Ndërkombëtar në Salla ta Mbyllura në Vjenë të Austrisë, sportisti shkodran këtë radhë u shpall kampion i Ballkanit në edicionin e 26 të Ballkaniadës të zhvilluar në Beograd, kompeticion ku morën pjesë sportistë nga 21 shtete.

    Izmir Smajlaj, garues në kategorinë e kërcimit së gjati, e mbylli kompeticionin duke kërcyer në gjatësinë 7.91 m për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit duke bërë që në Beograd të dëgjohej sërish himni shqiptar.

    Vetë Smajlaj nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për këtë sukses që padyshim do të jetë një shtysë më shumë për kampionin shqiptar që si çdo sportist tjetër në mbarë botën, vëmendjen më të madhe e ka në drejtim të Lojërave Olimpike të Tokios, si evenimenti më i rëndësishëm sportiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!