×
  • Sport
  • Sport

    Atletico Madrid fiton ndaj Valencias, shkëputet +7 ndaj Realit dhe +10 ndaj Barcelonës

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 23:10

    Atletico Madridi vazhdon të jetë i pandalshëm në La Liga. Këtë herë ka mposhtur në shtëpi Valencian me rezultat 3 – 1.


    Vendasit dominuan dhe me plotë meritë arkëtuan pikët e plota, shkruan lajmi.net.

    Racic zhbllokoi shifrat pas 11 minutave duke kaluar mysafirët në epërsi (11′).

    Ishte Joao Felix që barazoi rezultatin e ndeshjes pas asistimit të Lemar (23′).

    Luis Suarez kaloi Atleticon për herë të parë në epërsi pas asistimit të Felixit (54′).

    Kurse, për fitoren u përkujdes Correa që shënoi gol të bukur (72′).

    Me këtë fitore, Atletico vazhdon të mbajë distancën në krye me 47 pikë, kurse Valencia renditët në pozitën e 14-të me 20 sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!