×
  • Sport
  • Sport

    Audio-incizimet zbulojnë se a mori piloti i Bryant leje për t’u nisur, shkaku i kushteve të këqija

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 15:07

    Përderisa hetuesit po punojnë ende për ta gjetur shkakun e rrëzimit të helikopterit, që i la Kobe Bryant dhe tetë persona të tjerë të vdekur, audio-incizimet e kontrolluesve të trafikut ajror zbulojnë se pilotit i ishte dhënë leja të nisej pa e pasur ndihmën e instrumenteve udhëzues, përkundër kushteve të këqija.


    Vetëm pak para se të rrëzohej helikopteri në një kodër në Los Angeles të dielën, piloti e kishte marrë lejë për t’u nisur pa ndihmën e instrumenteve udhëzuar, në atë që njihet si “rregullat e veçanta vizuale të fluturimit”, sipas Washington Post, transmeton Express.

    Incizimet do të jenë pjesë e një hetimi të gjerë për aksidentin që e tronditi botën e sportit, duke e lënë një komunitet të tërë lojtarësh e tifozësh të tronditur, që ende janë duke u mësuar me humbjen e legjendës së basketbollit. Hetimet nuk dihet se sa do të zgjasin pasi që helikopteri nuk pati kuti të zezë.

    Të hënën, një anëtare e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit tha se piloti i helikopterit ishte këshilluar me kontrolluesit e trafikut ajror, duke bërë të ditur se piloti kishte tentuar t’i shmangej një shtrese resh duke u ngjitur më lart. Agjencia federale pret të jetë në terren për hetime për pesë ditë.

    Zëdhënësi i policisë së Los Angelesit të hënën bëri të ditur se stafi i tij e kishte siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes shpejt, përkundër që shumë njerëz ishin interesuar të afroheshin për ta parë çfarë kishte ndodhur.

    Hetimet do të bëhen duke u bazuar në të dhënat e motit, informacionet nga radarët, informacionet nga komunikimi me kontrolluesit e trafikut ajror, të dhënat e mirëmbajtjes dhe rekordin personal të pilotit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!