×
  • Sport
  • Sport

    Babai i futbollistit të Kosovës akuzon Challandesin për mosaktivizimin e djalit

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 16:24

    Kanë ardhur menjëherë pakënaqësitë ndaj trajnerit Bernard Challandas, për mos aktivizimin e lojtarëve.


    Është babai i Leart Paqaradës, Shukriu, i cili ka deklaruar se po të ishte ndonjë trajner gjerman tek Kosova, djali i tij do të luante edhe sulmues.

    Learti, mbrojtës i majtë i Sandhauesenit në Gjermani, nuk u aktivizua fare në ndeshjen e mbrëmshme.

    “Leart s’pate fat me ardh një trajner prej GJermanisë për Kosovë, nashta t’kish shti sulmues me lu se anësor të majtë kemi boll”, ka ironizuar Shukriu në Facebook.

    Shukri Paqarada është ish-portier i gjeneratës së artë të Prishtinës.

    Krahas Leartit, paknaqësi me mosaktivizim ka edhe tek lojtarët tjerë. Madje, më i miri i miqësores Kosovë – Gjibraltar, Florent Hasani, që kishte shënuar edhe golin e fitores, u aktivizua vetëm në minutat shtesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!